Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Departamenti për Koordinimin dhe Mbikëqyrjen e Arkivave Ndërkomunale (DKMAN)

Misioni i DKMAN, është zbatimi efektiv i planeve, procedurave, standardeve dhe strategjive të AShAK-së për pranimin, ruajtjen, mbrojtjen, sistemimin, rregullimin, përpunimin, administrimin dhe shfrytëzimin e materialit arkivor, që krijohet nga fondkrijuesit e nivelit lokal.

Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit për Koordinimin dhe Mbikëqyrjen e Arkivave Ndërkomunale janë:

  • Harton planet, cakton objektivat si dhe siguron ekzekutimin e procedurave standard për pranimin, administrimin, ruajtjen, mbrojtjen, rregullimin, dhe përpunimin e materialit arkivor të nivelit lokal;
  • Harton planet periodike të punës për të gjitha nivelet e nëpunësve Brenda departamentit duke siguruar një proces të planifikimit të harmonizuar dhe koherent ndërmjet niveleve të ndryshme të organizimit të stafit;
  • Propozon procedurat standarde operative për zbatimin e planeve dhe aktiviteteve për pranimin, administrimin, rregullimin dhe përpunimin e materialit arkivor të nivelit lokal;
  • Udhëheq dhe kontrollon procesin e punës për realizimin e planeve dhe arritjen e objektivave të arkivave ndërkomunale;
  • Ofron këshilla, rekomandime ose të dhëna të tjera brenda fushëveprimit të departamentit për Zyrën e Drejtorit Ekzekutiv të AShAK-së në procesin e hartimit të politikave;

Udhëheqësi i Departamentit për Koordinimin dhe Mbikëqyrjen e Arkivave Ndërkomunale (DKMAN), përgjigjet dhe i raportin Drejtorit Ekzekutiv të ASHAK.

 

Udhëheqësit të Departamentit për Koordinimin dhe Mbikëqyrjen e Arkivave Ndërkomunale (DKMAN):

Emri dhe mbiemri: Bislim Zogaj

E-mail: bislim.zogaj@rks-gov.net

 

Në kuadër të Departamentit për Koordinimin dhe Mbikëqyrjen e Arkivave Ndërkomunale bëjnë pjesë:

 

Arkivi Ndërkomunal Prishtinë (komunat: Prishtinë, Podujevë, Drenas, Fushë Kosovë, Obiliq dhe Lipjan);

 Udhëheqës/e Shqipe Krasniqi

E-mail: Shqipe.A.Krasniqi@rks-gov.net

 

Arkivi Ndërkomunal Mitrovicë (komunat: Mitrovicë e Jugut, Mitrovicë e Veriut, Vushtrri, Skenderaj, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan);

 Udhëheqës/e: Kimete Zeqiri

E-mail: Kimete.Zeqiri@rks-gov.net

 

Arkivi Ndërkomunal Pejë (komunat: Pejë, Deçan, Junik, Istog dhe Klinë);

 Udhëheqës/e: Luljeta Zhubi

E-mail: Luljeta.Zhubi@rks-gov.net

 

Arkivi Ndërkomunal Gjakovë (komunat: Gjakovë, Rahovec dhe Malishevë);

Udhëheqës/e: Besiana Haxhibeqiri

E-mail: Besiana.Haxhibeqiri@rks-gov.net

 

Arkivi Ndërkomunal Prizren (komunat: Prizren, Suharekë, Dragash dhe Mamushë);

 Udhëheqës/e: Hyrmet Veliu

E-mail: Hyrmet.Veliu@rks-gov.net;

 

Arkivi Ndërkomunal Gjilan (komunat: Gjilan, Kamenicë, Novobërdë, Viti, Ranillug, Partesh dhe Kllokot)

 Udhëheqës/e: Nazmi Mujaj

E-mail: Nazmi.Mujaj@rks-gov.net

 

Arkivi Ndërkomunal Ferizaj (komunat: Ferizaj, Shtime, Kaçanik, Hani i Elezit dhe Shtërpcë)

 Udhëheqës/e: Veton Bytyqi

E-mail: Veton.Bytyqi@rks-gov.net

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.