Të nderuar qytetarë të komunës së #Drenasit

Ashtu si është e njohur në qendrën e qytetit janë vendosur kontejnerët e plastikës me kapak të verdhë, të cilat janë të destinuara për mbeturinat e riciklueshme Plastikë, Karton-letër dhe Alumin-metal.

Grumbullimi i këtyre mbeturinave bëhet nga kamioni i veçant i kompanisë publike “Pastrimi”, të cilën mbeturinë e dërgon në stacion transfer për selektimin dhe trajtimin e tyre.

Orari i grumbullimit të mbeturinave të riciklueshme:

E #martë & E #premte ora 9:00-10:00

Itinerari i grumbullimit të mbeturinave të riciklueshme, do të jetë çdo dy ditë në javë sipas orarit të caktuar, andaj lusim gjithë qytetarët në respektimin dhe praktikimin e ndarjes së mbeturinave të riciklueshme në burim.

Qellimi i këtij procesi është mbrojtja e mjedisit duke zvogëluar sasinë e mbeturinave në deponitë e caktuara ku bëhet grumbullimi i tyre.

Projekti “Zbatimi i skemës së ndarjes së mbeturinave të riciklueshme në burim”, është i financuar nga organizata qeveritare gjermane GIZ-SMS project.

 

#nVendtVet #GIZ #GAC

wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.