Organizata gjermane Help dorëzon raportin final të projektit për mbështetjen e bizneseve në Drenas
Komuna e Drenasit në bashkëpunim me organizatën gjermane Help kanë realizuar me sukses projektin “Mbështetje stabilitetin socio-ekonomik në Kosovë”.
Përmes këtij projekti, i nënshkruar mes kryetarit të Komunës, z.Ramiz Lladrovci dhe organizatës ‘Help’, janë ndihmuar 40 biznese të Drenasit.
UD Drejtoresha e Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik, Laureta Thaqi ka pritur në takim përfaqësuesin e organizatës Help Kosovo, Gent Saraçi, i cili ka dorëzuar raportin final të projektit “Mbështetje stabilitetin socio-ekonomik në Kosovë” financuar nga Fondacioni Medicor.
Vlen të theksohet se përmes këtij projekti janë ndihmuar 40 biznese me pajisje të modernizuara dhe që kanë ndikuar në lehtësimin e punës dhe shërbimeve për qytetarët.
Thaqi ka falënderuar organizatën gjermane për bashkëpunim, duke theksuar se do të vazhdojnë të bashkëpunojnë në projekte të tilla në mënyrë që bizneset e Drenasit të ofrojnë në treg produkte sa më cilësore dhe konkurruese.

wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.