Thirret mbledhja e Komitetit për Politikë e Financa
Në bazë të nenit 52 të Ligjit nr. 03/L-40 për Vetëqeverisje Lokale, nenit 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit, nenit 12 pika 12.2 dhe nenit 21 pika 21.2 të rregullores së punës të Kuvendit, kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Drenasit, Labinot Halilaj për datën 19.03.2021 ( e premte ) duke filluar në ora 10:00 në sallën e Bordit të Drejtorëve të Komunës thërret mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Financa.
Mbledhja do të mbahet me këtë rend dite;
- Procesverbali i mbledhjes së Komitetit për Politikë dhe Financa të datës 19.02.2021.
- Propozim Statuti i Qendrës së Mjekësisë Familjare “Dr. Hafir Shala” Drenas (Gllogoc)
- Draft-Raport i tretë periodik për zbatimin e Rekomandimeve të dhëna në Raportin e Auditimit nga Zyra Kombëtare e Auditimit.
- Propozim Vendim për caktimin e lokacionit për ndërtimin e katër fushave sportive në zonat kadastrave Korroticë e Poshtme,Tërstenik, Dobroshec dhe Llapushnik.
- Të ndryshme.