Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci bashkë me UD Drejtoreshën e Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik, Laureta Thaqi, kanë pritur në takim Drejtoreshën e Agjencionit për Zhvillim Rajonal Qendër, znj. Mrika Macula dhe menaxheren e projektit, Mimoza Tafarshikun, me ç’rast nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi në kuadër të projektit “Përkrahja dhe fuqizimi i grave”.
Kryetari Lladrovci me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes theksoi se këto projekte ndikojnë drejtpërdrejtë në fuqizimin ekonomik të grave. Ai shtoi se këto projekte janë të mirëpritura për komunën dhe se në vazhdimësi do t’i mbështesë.
Znj. Macula vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm duke theksuar se do të vazhdojnë të përkrahin me projekte të tilla edhe në të ardhmen.
Kjo marrëveshje është bashkëfinancim mes Komunës së Drenasit dhe AZHR Qendër në vlerë prej 16,500 euro. Ky projekt implementohet nga AZHRQ bashkëpunim me Drejtorinë për Zhvillim Ekonomik dhe përkrahet nga Agjencia për Barazi Gjinore.
