Thirret mbledhja Solemne e përbashkët e Kuvendit të Komunës së Drenasit dhe Kuvendit të Komunës së Skenderajt, kushtuar “Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rënies Heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë të rënëve për Liri”
Në zbatim të nenit 43 paragrafi 1, të Ligjit Nr. 03/L-040 Për vetëqeverisje lokale; nenit 8, paragrafit: 1 dhe 2 të Udhëzimit Administrativ (MAPL) Nr. 02/2015 për mbajtjen e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, në konsultim me Kryetarin e Komunës, për aktivitetet e manifestimit “Epopeja e UÇK-së” 2022, me rastin e 24 vjetorit të rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari, në vazhdën e manifestimeve në nderim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës se Drenasit, Milaim Hajdari më datë 05.03.2022 (ditë e shtunë) duke filluar në ora 09:30, në sallën e Kulturës në Drenas.
T H Ë R R E T
Mbledhjen Solemne të përbashkët e Kuvendit të Komunës së Drenasit dhe asaj të Skenderajt kushtuar “Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rënies Heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë të rënëve për Liri”
1. Hapja e mbledhjes Solemne të Kuvendit të Komunës Drenas nga Kryesuesi z. Milaim Hajdari.
2. Fjalimi i Kryetarit të Komunës së Skenderajt z. Fadil Nura.
3. Mbyllja e mbledhjes solemne të Kuvendit të Komunës.