Komuna e Drenasit me aktivitet të vazhdueshëm për plotësimin me sinjalizim të rrugëve të Komunës së Drenasit
Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjenca në bazë të planit të punës po vazhdon të bëjë plotësimin me sinjalizim në rrugët e Komunës së Drenasit.
Shenjëzimi i duhur, përveç që ndihmon në orientim, është i rëndësishëm edhe për sigurinë e të gjithë pjesëtarëve të trafikut.
Me këtë rast, Drejtoresha për Shërbime Publike dhe Emergjencë, Lumnije Gjoshi – Krapi ka theksuar do të vazhdojnë të punojnë në ofrimin e shërbimeve me qëllim të lehtësimit të qarkullimit në komunikacion.
Aktivitetet punuse janë realizuar bazuar në kërkesa të qytetarëve