Përkujtohen heronjtë Rasim Kiçina e Ragip Halilaj më rastin e 23 vjetorit të rënies së tyre
Më rastin e 23 vjetorit të rënies së heronjve Rasim Kiçina e Ragip Halilaj, kryetari i Komunës Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, kanë bërë homazhe dhe kanë venë buqeta me lule të freskëta pranë shtatores së heroit Rasim Kiçina në sheshin “Fehmi Lladrovci” dhe në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Marinë.
Kryetari Lladrovci duke përkujtuar rënien e tyre tha se luftëtarë të tillë ishin infuzioni i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila arriti suksesshëm të mobilizojë popullin e Kosovës për liri dhe pavarësi dhe se një mobilizim i tillë rezultoi me pavarësinë e vendit!
Lavdi dhe nderim i përhershëm për gjithë dëshmorët e kombit!
Lavdi për heronjtë Rasim Kiçina e Ragip Halilaj!