Në 23 vjetorin e rënies përkujtohen heronjtë Rasim Kiçina e Ragip Halilaj
Me rastin e shënimit të 23 vjetorit të rënies së heronjve Rasim Kiçina e Ragip Halilaj, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci së me ish-Komandantin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi, bashku me shoqata të dala nga lufta, bashkëpunëtorë komunal, familjarë të heronjve e shumë qytetarë, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur buqeta me lule të freskëta në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Marinë.
Fillimisht, homazhet dhe vendosja e buqetave me lule janë bërë në sheshin “Fehmi Lladrovci”, pranë shtatores së heroit Rasim Kiçina.
Kryetari Lladrovci duke përkujtuar dëshmorët Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj tha se luftëtarët e tillë ishin infuzion për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës nëpërmjet së cilës rezultoi çlirimi dhe pavarësimi i atdheut tonë.
Lavdi e përjetshme për heronjtë Rasim Kiçina e Ragip Halilaj!

 

wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.