Shënohet muaji i ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, kryetari Lladrovci viziton QKMF-në

 

Me rastin e fillimit të fillimit  të Muajit të ndërgjegjësimit për rrezikun nga kanceri i gjirit, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Shemsije Lladrovci, drejtori i DSHMS-së, Dr. Arsim Haxhiu, drejtoreshën e Qendrës për Promovimin e Drejtave të Grave, Kadire Tehiraj, anëtaren e QPDG-së, Eronita Brahimi, shefen e kabinetit, Enkela Dema dhe Udhëheqësin e Zyrën për Komunikim, Bekim Dobra, kanë vizituar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas “Dr.Hafir Shala”.

 

Me rastin e vizitës në QKMF, kryetari Lladrovci ka vizituar stafin e kësaj qendre dhe ka thënë se kanceri i gjirit është vrasës tinëzar që rrezikon nënat, motrat dhe gratë, ndaj zbulimi i hershëm i tij, shpëton jetë.

 

“Ftoj të gjitha gratë, të bëjnë kontrolle sistematike, të këshillohen me mjekun dhe të kenë kujdesin e duhur për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Zbulimi i hershëm i kancerit të gjirit, ofron mundësi për ta mundur sëmundjen” ka thënë kryetari Lladrovci.

 

Lladrovci gjatë kësaj vizite ka theksuar se nga Drejtori për Shëndetësi dhe QKMF-ja, ka kërkuar që gjatë tetorit dhe tërë vitit të ketë ndërgjegjësim jo vetëm për rrezikun nga kanceri i gjirit, por edhe mënyra dhe procedurat e këtij ekzaminimi. Procedurat për kontrollin e kancerit të gjirit duhet të jenë të njohura në rrjetet sociale, faqen zyrtare të komunës dhe mundësisht edhe në media lokale.

 

Muaji tetor është muaji i fushatës ndërkombëtare që ka për qëllim sensibilizimin dhe ndërgjegjësimi për zbulim të hershëm, trajtim të kancerit të gjirit dhe për kujdes shëndetësor të grave dhe vajzave në gjithë botën.

wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.