Kryetari Lladrovci bën tri emërime të reja, dy drejtoresha dhe shefin e ri të Kabinetit
Me qëllim të ngritjes së efikasitetit, në pajtim me ligjin, Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci mori vendim për disa ndryshime në Kabinetin e tij.
Laureta Thaqi, është emëruar drejtoreshë e Administratës, Enkela Dema, është emëruar drejtoreshë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ndërsa shef të Kabinetit, ka emëruar Skënder Berisha.
Me këtë rast, Kryetari Lladrovci ka thënë se “premtimin se do të jemi komuna shembull për performancë në nivel nacional, vazhdoj ta mbajë”.
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.