Drenasi ofron shumë benefite për investitorët dhe ndërmarrësit
Sot, nënkryetari i komunës së Drenasit, Arben Shala me bashkëpunëtorë, priti në takim, Nazmi Osmanaj, zv. Drejtor i Departamentit për Investime Strategjike, si dhe znj. Shabani dhe znj. Balaj, drejtoreshat e dy divizioneve për Promovimin e Investimeve Strategjike, në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
Qëllimi i takimit ishte njohja me benefitet që i ofron komuna e Drenasit në lëmin e investimeve të vogla, të mesme dhe strategjike, si dhe fuqizimi i bashkëpunimit në të ardhmen.
Nënkretari Shala theksoi se Drenasi ka infrastrukturë të përshtatshme përmes së cilës ofrohen kushte për zhvillimin e bizneseve prodhuese dhe përpunuese, me potencial të lartë për tërheqjen e investitorëve dhe krijimin e vendeve të reja të punës.
Osmanaj, potencoi angazhimin permanent të Departamentit për Investimet Strategjike, me qëllim të ofrimit të shërbimit sa më të mirë për investitorët, në veçanti ata strategjik.
“Misioni ynë është të hartojmë, zbatojmë dhe koordinojmë studime, analiza, hulumtime dhe programe të investimeve strategjike, me iniciativën individuale apo në bashkëpunim me institucionet përkatëse si dhe promovon mundësinë e investimeve strategjike në Kosovë, në veçanti për komunat”, theksoi Osmanaj.
Ndërsa drejtoresha Egzona Jetullahu Gjoshi, elaboroi arsyet pse të investohet në Drenas me benefitet që do t’i gëzojnë investitorët potencialë. Ajo ceku se Komuna ofron mbështetje të plotë për investitorët nga sigurimi i parcelës, lehtësimi dhe heqjen e taksave dhe qirave, afatet minimale të pritjes në administratë, hapësira atraktive për zhvillimin e biznesit, vargmalet për turizëm, tokën bujqësore me ujitje dhe së paku 10 zona të përcaktuara për biznes dhe veprimtari ekonomike në lokacione të ndryshme.
Po ashtu, u cekën sfidat e komunës së Drenasit, të lidhura me komasacionin, autostradën, funksionalizimin e plotë të inkubatorit të Biznesit, Zonën Ekonomike Drenasi II, Liqenin e Vërbocit, ngadalësimi apo heqja e disa investimeve në fushën infrastrukturore, etj.
Në takim, i cili u vlerësua shumë i dobishëm, u arrit dakordim se kontaktet më të shpeshta janë të domosdoshme në funksion të zhvillimit ekonomik dhe tërheqjen e investitorëve, këmbimit të informatave rreth ofrimit të kushteve për investitorët, si dhe njohja e investitorëve dhe diasporës me mundësitë që ofron komuna për ndërmarrësinë.
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.