Ymri Bajraktari rizgjidhet administrator i fshatit Kizhnarekë
Mbrëmë, Komisioni Komunal për mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjes së Këshillave të fshatrave në komunën e Drenasit, ka mbajtur takim më banorët e fshatit Kizhanrekë, ku pikë e rendit të ditës ishte zgjedhja e administratorit të fshatit si dhe këshilli lokal.
Bazuar në Rregulloren Komunale për zgjedhjen e administratorëve, detyrave dhe përgjegjësive, dhe duke ndjekur procedurat konform rregullores në fjalë, me shumicë votash rizgjidhet administratori i fshatit Kizhnarekë, Ymri Bajraktari, si dhe katër anëtarët e këshillit lokal, në përbërje nga: Elmi Syla, Arsim Qela, Tahir Kastrati dhe Bajram Nuha.
Me rizgjedhjen e administratorit dhe formimin e këshillit lokal, administratori i rizgjedhur, u zotua se do të punoj me nder dhe përgjegjësi në interes të banorëve që jetojnë në Kizhanrekë.
Zgjedhja e administratorëve nëpër fshatrat e komunës së Drenasit do të vijoj në javët në vazhdim, gjithmonë sipas agjendës së publikuar në ueb-faqen dhe facebookun e Komunës së Drenasit.
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.