Habib Gashi zgjidhet administrator i fshatit Nekoc
Sot, në ambientet e shkollës fillore të fshatit Nekoc janë mbajtur zgjedhjet për administraror (kryetar) të fshatit dhe këshillit lokal, ku me shumicë votash është zgjedhur si përfaqësues i këtij fshati, Habib Gashi.
Komisioni Komunal për mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjes së Këshillave të fshatrave në komunën e Drenasit, ka mbajtur takim me banorët e fshatit Nekoc, ku pikë e rendit të ditës ishte zgjedhja e administratorit të fshatit si dhe këshillit lokal.
Bazuar në Rregulloren Komunale për zgjedhjen e administratorëve, detyrave dhe përgjegjësive, dhe duke ndjekur procedurat konform rregullores në fjalë, me shumicë votash është zgjedhur administratori i fshatit Nekoc, Habib Gashi, si dhe anëtarët e këshillit lokal, në përbërje nga: Ylber Fana, Ramadan Rrukiqi, Albenit Ramadani, Hamit Demiri, Muhamet Murseli dhe Arben Zeka.
Me zgjedhjen e administratorit dhe formimin e këshillit lokal, administratori i rizgjedhur, Habib Gashi është zotuar se do të punoj me nder dhe përgjegjësi në interes të banorëve që jetojnë në fshatin Nekoc.
Zgjedhja e administratorëve nëpër fshatrat e komunës së Drenasit do të vijoj në javët në vazhdim, gjithmonë sipas agjendës së publikuar në ueb-faqen dhe facebookun e Komunës së Drenasit.
Shiko statistikat dhe reklamat
Promovo një postim
<img class=”x16dsc37″ role=”presentation” src=”data:;base64, ” width=”18″ height=”18″ />
All reactions:

47

wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.