Sot mbahen zgjedhjet për administrator dhe këshillin lokal në Çikatovë të Re (Drenasi III)
Sot, në ora 18:30 në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Ali Gashi” në Çikatovë të Re, do të mbahen zgjedhjet për administrator (kryetar) të këtij lokaliteti si dhe zgjedhjen e këshillit lokal.
Në këtë takim do të jenë anëtarët e komisionit për strukturën organizative dhe funksionale të fshatrave dhe lagjeve urbane për të zgjedhur administratorët dhe anëtarët e këshillave lokale;
nga ekzekutivi, pjesëmarrës do të jetë, Arben Shala, nënkryetar i Komunës; Shqipe Hoxha, përfaqësuese nga Shoqëria Civile; Fatmir Baliu, Hamit Haxhiu, Egzona Tërdevci dhe Beqir Kiqina, anëtarë nga Kuvendi i Komunës, si dhe një përfaqësues i Çikatovës së Re, ku mbahen zgjedhjet.
Komuna e Drenasit, fton të gjithë banorët e Çikatovës së Re të marrin pjesë për zgjedhjen e përfaqësuesit e tyre.
Referojuni agjendës së takimeve të bashkëngjitur këtij njoftimi.