Përkujtohet dëshmori Fejzullah Hajdaraj
Më rastin e shënimi të 24 vjetorit të rënies së dëshmorit, Fejzullah Hajdaraj, nënkryetari i Komunës, Arben Shala me drejtor të drejtorive komunale, shoqata të dala nga lufta e UÇK-së dhe familjar, kanë bërë homazhe në Abri të Epërme dhe kanë vendosur buqeta me lule në varrezat e dëshmorëve ku prehet edhe dëshmori Hajdaraj.
“Homazhet me lule të freskëta janë sinonim i freskisë në memorien tonë të veprave të tyre të lavdishme.
Çdo vit që po kalon data e rënies së tyre në realitet është edhe përvjetor i lirisë së Kosovës, duke përkujtuar me nderim dhe respekt për veprën e dëshmorëve freskohet e kaluara jonë, nderohet vendi ynë”, ka thënë nënkryetari Shala.
Lavdi dëshmorëve të rënë për lirinë e vendit!