Thirret mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës

 

Në bazë të nenit 43 të Ligjit nr. 03/L-40 për vetëqeverisje Lokale, neni 36,41dhe 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit (Gllogocit), nenit 3 pika 3.7 si dhe nenit 12 pika 12.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Milaim Hajdari, më datë:  26.05.2023, (ditë e Premte) duke filluar në ora 10:00  në sallën e Kuvendit të Komunës, thërret mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës.

 

 

Mbledhja do të këtë për rend dite:

 

 

 

  1. Procesverbali i mbledhjes së rregullt të Kuvendit Komunal Drenas i mbajtur më dt.

            20.04.2023.

  1. Propozim vendim për shfuqizimin e vendimit 02 Nr.400/01-14929 të datës 28.03.2023, të Kuvendit të Komunës së Drenasit
  2. Propozim vendim për miratimin e Planit Rregullues të Hollësishëm për Qendrën e Qytetit Gllogoc.
  3. Propozim vendim për kompensimin e anëtarëve të Komisionit për zgjedhjen e kryetarëve dhe këshillave të fshatrave, vendbanimeve dhe lagjeve urbane në Komunën e Drenasit.
  4. Propozim vendim për rialokim të mjeteve financiare nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
  5. Propozim vendim për rritjen dhe bartjen e të hyrave Vetanake.
  6. Propozim vendim për rialokim të mjeteve financiare nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
  7. Të ndryshme.
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.