Komuna e Drenasit në bashkëpunim IADK-në gjatë ditës sotme ka bërë shpërndarjen e 11 ftohësve të qumështit të madhësive të ndryshme me pajisjet përcjellëse, bidon – makina mjelëse tek 11 përfituesit, fermerë nga Komuna e Drenasit.

I gjithë ky projekt vjen në kuadër të bashkëpunimit të Komunës së Drenasit me IADK-në, në përkrahje të fermerëve duke lehtësuar kështu punën e tyre dhe duke ruajtur cilësinë e qumështit.

Komuna e Drenasit mbetet e përkushtuar të vazhdojë bashkëpunimin me Iniciativën për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK), duke qenë kshtu afër fermerëve të komunës sonë, në përkrahje të vazhdueshme për ta, që të kemi bujqësi të zhvilluar në gjithë territorin e komunës sonë.

 

 

wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.