Nënkryetari i Komunës së Drenasit, Arben Shala me bashkëpuntorë bënë bënë homazhe në Poklekun e Ri të Drenasit, në nderim të viktimave të masakrës së 31 majit 1998.

Para 25 viteve, në këtë fshat ndodhën krime të tmerrshme. 300 forca të policisë speciale të Serbisë sulmuan Poklekun e Ri, duke vrarë e shkatërruar gati krejt çka kishin para syve.

Dhjetë shqiptarë që ishin banorë të Poklekut të Ri, u zunë gjatë sulmit të 31 majit. Njëri prej tyre u gjet më vonë i vdekur, ndërsa nëntë të tjerë mungojnë sot e kësaj dite.

 

wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.