Arben Haziri rizgjidhet administrator për Krajkovë dhe Damanek
Mbrëmë, Komisioni Komunal për mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjes së Këshillave të fshatrave në komunën e Drenasit, ka mbajtur takim me banorët e fshatrave Krajkovë dhe Damanek, ku pikë e rendit të ditës ishte zgjedhja e administratorit që do të përfaqësoj këto dy fshatra si dhe këshilli lokal.
Bazuar në Rregulloren Komunale për zgjedhjen e administratorëve, detyrave dhe përgjegjësive, dhe duke ndjekur procedurat konform rregullores në fjalë, me shumicë votash, Arben Haziri rizgjidhet administrator për Krajkovë dhe Damanek, ndërsa anëtarë të këshillit lokal për fshatin Krajkovë janë: Tahir Hoxha, Xhemajl Bytyqi dhe Agron Elshani; kurse për fshatin Damanek janë: Kastriot Hoxha, Behar Haradini dhe Edmond Jetullahu.
Me rizgjedhjen e administratorit dhe formimin e këshillit lokal, administratori i rizgjedhur, u zotua se do të punoj me nder dhe përgjegjësi në interes të banorëve që jetojnë në këto dy fshatra.
Zgjedhja e administratorëve nëpër fshatrat e komunës së Drenasit do të vazhdoj në ditët dhe javët në vazhdim, gjithmonë sipas agjendës së publikuar në ueb-faqen dhe facebookun e komunës së Drenasit.
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.