Drejtori i Inspekcionit me inspektor komunal, kontrollojnë ndërtimet e larta në qytet

 

Drejtori i Inspekcionit në Komunën e Drenasit, Petrit Gashi, së bashku me inspektor të tjerë, sot gjatë ditës ishin në kontrollë të përbashkët në të gjitha objektet e ndërtimit të lartë në qytet.

 

Drejtori Gashi është njoftuar nga afër me rrjedhën e punimeve, standardet dhe respektimi i lejeve ndërtimore, kushtet e punës dhe respektimi i ligjeve të ndërtimit nga ndërtuesit në komunën e Drenasit.

 

Në kuadër te inspektimeve, Drejtoria e Inspekcionit edhe njëherë ka tërhequr vërejtjen të gjithë ndërtuesve së nuk do të lejojnë kompromise me ligjin dhe në çdo hap do të përcjellën fazat e ndërtimit, kontrollit të objekteve dhe njëkohësisht edhe vëzhgimin e dëmit të hapësirave publike që të kthehen në gjendje të mëparshme.

 

Drejtoria e Inspekcionit do të vazhdoj në zbatimin e detyrave dhe përgjegjësive që ka në mbikëqyrjen e vazhdueshme të objekteve dhe në respektimin e lejeve ndërtimore. Inspektoret do të mbeten të përkushtuar që të jetë shembull i bashkëpunimit, bashkëveprimit dhe i parandalimit të problemeve të mundshme që mund të hasen gjatë fazës së ndërtimeve.

 

Drejtoria e Inspekcionit, falënderon qytetarët për bashkëpunimin në respektimin e ligjeve dhe i garantojnë se do të jemi gardian të interesave të përbashkëta publike.

wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.