THIRRJE PËR GRANTE
Kosova-Women 4 Women në bashkëpunim me Komunën e Drenasit, në kuadër të projektit “Mundësitë e përmirësuara të vetë-punësimit dhe punësimit” I SEE që financohet nga Agjencioni Austriak për Zhvillim (ADA), me fondet e Koorporatës Austriake për Zhvillim (ADC), parasheh që për bizneset e grave të ndajë grante me shumë deri në 3,800.00 euro.
Këto grante do të ndahen në formë të bashkëfinancimit me 20% pjesëmarrje të biznesit. Po ashtu, përfitueset e grantit do të përfitojnë edhe nga këshillimet rreth biznesit që iu ofron projekti.
Qëllimi i këtij projekti është përmirësimi i pozitës së grave në ekonomi dhe në tregun e punës në rajonin e Prishtinës dhe Ferizajt, që përfshinë komunat: Prishtinë, Fushë Kosovë, Drenas, Gracanicë, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Podujevë, Ferizaj, Hani i Elezit, Kaçanik, Shtërpcë dhe Shtime.
Qëllimet e grantit janë:
- Mbështetje për bizneset e grave;
- Krijimi i bizneseve te qëndrueshme;
- Përmirësimi i pozitës së grave në tregun e punës; dhe
- Përmirësimi/zhvillimi i produkteve, proceseve dhe shërbimeve ekzistuese/të reja,
Të gjithë aplikantët e interesuar duhet të plotësojnë aplikacionin përkatës së bashku me dokumentacionin e kërkuar në formën PDF, në e-mail adresën grants@k-w4w.org
Afati për aplikim është deri më 21 qershor 2023 deri me 23:59.
Për Udhëzuesin për Grante dhe formën e Aplikimit klikoni ne faqen: