Mbahet dëgjimi i parë publik për të diskutuar Kornizën Afatmesme Buxhetore 2024-2026

 

Komuna e Drenasit, ka mbajtur dëgjimin e parë buxhetor me qytetarë, ku ka diskutuar draft Kornizën Afatmesme Buxhetore dhe draft listën e projekteve për vitin 2024 dhe projeksionet për vitet 2025 dhe 2026.

 

Në këtë dëgjim buxhetor, merrnin pjesë, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, kryesuesi i Kuvendit Milaim Hajdari, drejtor të drejtorive komunale, administratorë të vendbanimeve, shoqata të grave, përfaqësues të lagjeve, OJQ dhe shumë qytetarë.

 

Dëgjimi publik për të diskutuar Kornizën Afatmesme Buxhetore 2024-2026 është mbajtur në Sallën e Kuvendit dhe takimin e ka prezantuar Udhëheqësi i Zyrës për Komunikim me Publikun, Bekim Dobra, i cili e ka përshëndetur takimin dhe ka treguar para të pranishmëve arsyen e këtij dëgjimi dhe rregullat e takimit.

 

Të pranishmit i ka përshëndetur kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, i cili ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin e treguar dhe ka shtuar se takimet e tilla, kanë një rëndësi shumë të veçantë, sepse merren parasysh kërkesat fillestare direkt nga të pranishmit për projektet kapitale. ‘

 

Të pranishmit, gjatë debatit për projeksionet buxhetore për vitet 2024-2026, kanë paraqitur kërkesat e tyre për investimet kapitale në infrastrukturë, ku kryesisht kërkesat ishin të fokusuara në projektet që kanë të bëjnë më rregullimin e infrastrukturës, kanalizimit, ujësjellësit, mirëmbajtjen e projekteve paraprake, rregullimin e qendrave rekreative, trotuare e ndriçim publik.

 

Të pranishmit, para vetës për të diskutuar kanë pasur draft listën e investimeve kapitale dhe një informatë të përgjithshme të buxhetit për vitet e ardhshme.

 

Buxheti i përgjithshëm i Komunës për vitin 2024 është 20,968,992.00 euro, ndërsa nga kjo shumë, për investime kapitale janë planifikuar 6,372,478.00 euro. Nga aspekti ekonomik i shpenzimeve do të këtë 5 kategori kryesore të shpenzimeve, ndërsa në aspektin funksional në 20 programe-nënprograme.

 

Ky është dëgjimi i parë me qytetarë, ku është diskutuar Korniza Afatmesme Buxhetore 2024-2026, ndërsa para se buxheti të miratohet në Kuvendin Komunal, ekzekutivi dhe legjislativi do të zhvendosin dëgjimet në Bashkësi Lokale për të diskutuar buxhetin dhe listën e investimeve kapitale me qytetarë. Kurse në mbledhjen e këtij muaji, KAB-i do të diskutohet në mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Financa dhe në mbledhjen e Kuvendit Komunal.

 

wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.