Dje, në ambientet ShFMU “Naim Frashëri” në Gllobar janë mbajtur zgjedhjet për administraror (kryetar) të fshatit dhe këshillit lokal, ku me shumicë votash është zgjedhur si përfaqësues i fshatit Gllobar Murat Elshani.
Komisioni Komunal për mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjes së Këshillave të fshatrave në komunën e Drenasit, ka mbajtur takim me banorët e fshatit Gllobar, ku pikë e rendit të ditës ishte zgjedhja e administratorit të fshatit si dhe këshillit lokal.
Bazuar në Rregulloren Komunale për zgjedhjen e administratorëve, detyrave dhe përgjegjësive, dhe duke ndjekur procedurat konform rregullores në fjalë, me shumicë votash është zgjedhur kryesues i këshillit lokal të fshatit Gllobar , ̈ ̈ ̈ , ̈ ̈ ̈ : , , , , .
Zgjedhja e administratorëve nëpër fshatrat e komunës së Drenasit do të vijoj në ditët dhe javët në vazhdim, gjithmonë sipas agjendës së publikuar në ueb-faqen dhe lloarinë zyrtare të Komunës së Drenasit, në rrjetin social Facebook.