Kryetari Lladrovci mban takim me grupin punues për organizimin e dëgjimeve buxhetore
Të enjten është mbajtur takimi i grupit punues për organizimin e dëgjimeve buxhetore komunale, ku ka marr pjesë edhe kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci dhe përfaqësuesi i DEMOS-it, Naim Cahani, ku kanë diskutuar për hartimin e planit të dëgjimeve buxhetore për buxhetin e vitit 2024.
Kryetari Lladrovci ka përgëzuar grupin punues për punën që po bëjnë në nxitjen e qytetarëve për të qenë pjesë e dëgjimeve buxhetore dhe ka falënderuar edhe përfaqësuesin e DEMOS-it për mbështetjen që po i jep Drenasit në hartimin e politikave për planifikimin e hershëm të buxhetit, duke përfshirë akterët kryesor në buxhet, qytetarët dhe grupet e ndryshme të interesit për të qenë pjesë e diskutimeve gjatë dëgjimeve.
Grupi punues së bashku me Naim Cahani, kanë hartuar draft-planin e dëgjimeve buxhetore për vitin 2024, ku ky plan shumë shpejtë do të jetë i qasshëm për të gjithë qytetarët dhe do të publikohet në ueb faqen e komunës dhe në rrjetin social Facebook.
Dëgjimet buxhetore do të mbahen pasi të pranohet Qarkorja e dytë buxhetore nga Ministria e Financave, pra në gjysmën e muajit gusht të këtij viti dhe orari i dëgjimeve do të behët publik sipas afateve ligjore.
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.