Thirret mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa

 

Në bazë të nenit 52 të Ligjit nr. 03/L-40 për Vetëqeverisje Lokale, nenit 42 pika 42.2 të Statutit të  Komunës së Drenasit, nenit 12 pika 12.2 dhe nenit 21 pika 21.2 të Rregullores së punës të   Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës të Drenasit, Milaim Hajdari, me datë, 20.07.2023

(e enjte) duke filluar në ora 10:00, në sallën e Bordit të Komunës, thërret mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Financa.

 

Mbledhja do të këtë për rend dite

 

  1. Procesverbali i mbledhjes së Komitetit për Politikë dhe Financa i dt.22.06.2023.
  2. Informim i Kuvendit Komunal për aktivitetet e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi.
  3. Raporti i Auditimit për pasqyrat Financiare vjetore të Komunës së Gllogocit për vitin 2022.
  4. Raporti Financiar Janar-Qershor 2023.
  5. Propozim vendim për ndryshim-plotësimin e rregullores për Taksa, Tarifa, Ngarkesa dhe Gjoba.
  6. Propozim Vendim për financimin e Projektit të OJQ-ve nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
  7. Të ndryshme.
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.