Të nderuar qytetarë,
Ju njoftojmë se Ligji për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje tashmë ka hyrë në fuqi dhe nga data 1 shtator 2023, është hapur afati për dorëzimin e aplikimeve për legalizimin e ndërtimeve pa leje.
Qytetarët mund të drejtohen në komunën tonë dhe të dorëzojnë aplikimet për legalizim. Është shumë e rëndësishme për ju, legalizimi i shtëpisë/ndërtimit tuaj, prandaj Drejtoria për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit dhe drejtoritë tjera të linjës mbesin të përkushtuar në ofrimin e shërbimeve që ju ndihmojnë në legalizimin e ndërtimit tuaj.
Kjo është edhe një mundësi e re për të gjithë ju që deri sot nuk keni mundur apo nuk keni pasur mundësinë të aplikoni për Legalizim, që tash e tutje të plotësoni dokumentacionin dhe të bëhuni pjesë e legalizimit të objektit tuaj.
Legalizo ndërtimin, mos e humb mundësinë!