Kryetari Lladrovci uron vitin e ri shkollor
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci së bashku me Drejtorin e Arsimit, Muhamet Gjoka, kanë vizituar tri shkolla në Drenas, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, me ç’rast ka theksuar se “ky vit shkollor pres të jetë edhe më i mirë se viti paraprak për sukseset në nivel lokal e më gjerë”.
Kryetari Lladrovci, gjatë qëndrimit në shkolla, ka uruar që ky vit të jetë i sukseseve në këtë betejë për dije në të gjitha fushat, betejë për të sotmen dhe të ardhmen tonë më të mirë, në ditën më emocionale të vitit shkollor për nxënësit, arsimtarët dhe prindërit.
Postimi i plotë:
Të nderuar arsimtarë, nxënës e prindër,
Me fillimin e Vitit të ri shkollor, vizitova klasën e parë në shkollën “Gani Syla”, për ta uruar mësuesen, drejtorin dhe fatosat, njëherësh të uroj të gjithë nxënësit, arsimtarët dhe prindërit e komunës tonë, me rastin e fillimit të betejës për dije, arsim dhe përparim.
Po ashtu, vizitova dy klasat e nënta në Shkollën e mesme “Fehmi Lladrovci” dhe në Gjimnazin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, ku theksova se për ta po fillon një ditë, një vit dhe një jetë e re në përpjekjen për arsim dhe arritje të dijeve për jetë, për të ardhmen e tyre.
Ky vit shkollor pres të jetë edhe më i mirë se viti paraprak për sukseset në nivel lokal e më gjerë. Le të jetë vit i sukseseve në këtë betejë për dije në të gjitha fushat, betejë për të sotmen dhe të ardhmen tonë më të mirë, në ditën më emocionale të vitit shkollor për nxënësit, arsimtarët dhe prindërit.
Urime, suksese!
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.