̧
Në ambientet ShFMU “Jusuf Gërvalla” në Negroc, janë mbajtur zgjedhjet për administrator (kryetar) të fshatit Negroc dhe Vuçak dhe këshillit lokal, ku me shumicë votash, Xhevdet Krasniqi është zgjedhur administrator i këtyre vendbanimeve.
Komisioni Komunal për mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjes së Këshillave të fshatrave në komunën e Drenasit, ka mbajtur takim me banorët e fshatit Negroc dhe Vuçak, ku pikë e rendit të ditës ishte zgjedhja e administratorit dhe këshillit lokal.
Bazuar në Rregulloren Komunale për zgjedhjen e administratorëve, detyrave dhe përgjegjësive, dhe duke ndjekur procedurat konform rregullores në fjalë, me shumicë votash, Xhevdet Krasniqi zgjidhet administrator i këshillit lokal të Negrocit dhe Vuçakut, si dhe anëtarët e këshillit lokal në përbërje nga: Albert Shala, Sadri Shala, Sami Haziraj, Faik Krasniqi, Behxhet Krasniqi dhe Bledar Shala.
Zgjedhja e administratorëve nëpër fshatrat e komunës së Drenasit është drejt fundit. Bashkësia e vtme lokale që ka mbetur është ajo Abrisë së Epërme dhe Tërdevcit, ku për datën dhe vendin e mbajtjes së këtij procesi do të njoftoheni në njoftimin e radhës, pasi që në dy parë zgjedhje për shkak të kuorumit nuk kanë arritur të zgjedhin përfaqësuesin e tyre dhe këshillin lokal.


