Më datën 06.10.2023 mbahen zgjedhjet për administrator të fshatit Abri dhe Tërdec
Komsioni Komunal për mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjeve të Këshillave të fshatrave, vendbanimeve dhe zonave urbane në komunën e Drenasit, për datën 06.10.2023 (e premte) në shkollën e fillore të mesme të ulët “Shotë Galica” në fshatin Abri duke filluar nga ora 18:30 do të mbahën zgjedhjet për administrator të fshatit Abri dhe Tërdec dhe këshillit lokal të këtyre dy fshatrave.
Zgjedhjet për administrator dhe këshilla të vendbanimeve, përfundojnë më zgjedhjet në Abri dhe Tërdec , pas një procesi disa mujor ku janë zgjedhur të gjithë administratorët dhe këshillat lokal të vendbanimeve në Komunën e Drenasit.