NJOFTIM
Tetori – Muaji ndërkombëtar i luftës kundër kancerit të gjirit.
Në kuadër të muaji të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, Drejtoria e Shëndetësisë në shenjë e sensibilizimi me ketë pjesë të shoqërisë ju ofron ekzaminimin me Mamograf, falas për të gjitha gratë e Komunës së Drenasit.
Së pari është një konsultë me mjekun familjar apo specialistë të lëmisë përkatëse që të japin rekomandimin me udhëzim të shkruar si indikacion dhe paraqitjen në shërbimin e mamografisë në radiologji.
Me datën 06.10.2023, në qendrën e Mjekësisë Kryesore Familjare do të mbahet ligjëratë për muajin e ndërgjegjësimit të kancerit të GJIRIT, duke filluar nga ora 13 ne sallën e QKMF, Ligjërues Radiologu/ja Dr. Shkëlzen Gashi.
Ftojmë të gjithë qytetaret e Komunës së Drenasit të marrin pjesë në Ligjëratën me temë ,, Kanceri i Gjirit dhe parandalimi i tij”, si dhe pas ligjëratës në ecjen “Një hapë kundër kancerit të gjirit”.
E marte me 24.10.2023, ora 1100, në Sallën e Kuvendit.
Ligjërata do të mbahet nga Qendra e Mjekësisë Familjare Drenas, Radiologu/ja
Dr. Fatbardha Tahiraj.
Nisja fillon para Komunës së Drenasit deri tek sheshi “ Fehmi dhe Xhevë Lladrovci”.
Organizuar nga: KNJKDNJ, ZBGJ në bashkëpunim me Drejtorinë e Shëndetësisë, Grupin e Grave Asambleiste, dhe OJQ-të – Komuna e Drenasit