Mbahet Akademi Përkujtimore për veprimtarin sportiv Enver Demaku
Më rastin e një vjetorit të ndarjes nga jeta të veprimtarit sportiv, Enver Demaku, të enjten në Sallën e Kulturës është mbajtur Akademi Përkujtimore për të nderuar jetën dhe veprimtarinë e hendbollistit Demaku.
Kjo Akademi është organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në bashkëpunim me Klubin e Hendbollit “Drenica” dhe kanë marr pjesë, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, kryetari i Federatës së Hendbollit në Kosovë, Eugen Saraqini, veteran të sportit, klube sportive, familjar të Enverit dhe shumë sportdashës.
Për historikun e veteranit të sportit, të ndjerin Enver Demaku, ka folur Behxhet Binaku i cili ka treguar rrugëtimin e të ndjerit që nga hapat e parë dhe sukseset e arritura në Henboll të Drenicës. Ne emër të Komunës së Drenasit, para të pranishmëve ka folur Agim Kastrati, ndërsa për veprimtarinë e tij sportive në hendboll, ka folur edhe Eugen Saraqini ku tha se Enveri ishte figura më e ndritur e hendbollit kosovar. Bashkëveprimtari sportiv i Enverit, Fadil Hoxha ka falënderuar organizatorët për këtë aktivitet përkujtimor për të ndjerin, ndërsa ne emër të familjes së Enverit, i ka falënderuar për organizmin dhe pjesëmarrjen, Fluura Demaku.
Ne shenjë falënderimi për kontributin e dhënë në sportin në Drenas, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, ka ndarë mirënjohje post mortem për Enver Demakun.