Mbahet mbledhja e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi

Të enjten, në Sallën e Kuvendit është mbajtur mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, të cilën e ka udhëhequr nënkryetari i Komunës së Drenasit, Arben Shala, ndërsa të pranishëm ishin, koordinatorja e KKSB-së, Laureta Thaqi njëherit Drejtoreshë e Administratës Komunale, drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Nexhmedin Gruda dhe anëtarë të KKSB-së.

Pikat e rendit të ditës të cilat u diskutuan ishin;

  1. Procesverbali i mbledhjes së rregullt të KKSB-së të mbajtur me datë 03.05.2023; http://77.83.123.134:100/dpn-drenas/wp-content/uploads/2023/10/Ftesa-dhe-procesverbali-i-KKSB-03.08.2023.pdf
  2. Gjendja me zjarre fushore-malore në Komunën e Drenasit;
  3. Tetori-Muaji ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit;
  4. Fushata vetëdijesuese në Parandalimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore;
  5. Të ndryshme

 

  1. Procesverbali i mbledhjes së rregullt të KKSB-së të mbajtur me datë 03.08.2023. http://77.83.123.134:100/dpn-drenas/wp-content/uploads/2023/04/Procesverbal-i-takimit-te-kksb-se.pdf. Kjo pikë është aprovuar unanimisht nga anëtarët e KKSB-së.
  2. Gjendja me zjarre fushore-malore në Komunën e Drenasit. Lidhur me këtë pikë, Shefi i Njësisë së Zjarrfikësve të Drenasit, z.Afrim Gjeli theksoi shqetësimin e zjarreve fushore gjatë muajve të fundit. Ai tregoji se nga Janari deri në Tetor kanë qenë gjithsej 457 raste, prej tyre 398 zjarre, duke apeluar të të gjithë akterët që të ndikojnë në zvogëlimin e këtyre rasteve të cilat shumicën e herave shkaktohen nga faktori njeri, qoftë me qëllim apo pa qëllim.
  3. Tetori- Muaji i Ndërgjegjësimit kundër Kancerit të Gjirit. Lidhur me këtë pikë anëtarët u njoftuan për aktivitetet e komunës për muajin e ndërgjegjësimit kundër Kancerit të Gjirit. Shefja e sektorit në DSHMS, znj.Lumturie Kiqina theksoi se Komuna e Drenasit, përkatësisht QKMF-ja ka mamografin falas për të gjitha gratë dhe se diagnostikimi i hershëm parandalon kancerin e gjirit. Përveç mbajtjes së ligjëratës kundër kësaj sëmundje në Sallën e Kuvendit me praninë e shumë grave, gjithashtu është mbajtur marsh dhe shpërndarje të broshurave.
  4. Fushata Vetëdijësuese në Parandalimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore. Lidhur me këtë, Komuna e Drenasit në bashkëpunim me Zyrën e Koordinatorit Nacional kundër Trafikimit me Njerëz në kuadër të MPB-së dhe Autoriteti Kombëtar kundër Trafikimit me Njerëz nis fushatën kundër trafikimit me njerëz. Qëllimi i fushatës është ngritja e vetëdijësimit mbi dukurinë në fjalë dhe se janë planifikuar mbajtje të ligjëratave nëpër shkolla dhe shpërndarje të broshurave.
  5. Të ndryshme. Në këtë pikë u diskutuan tema të ndryshme të cilat i ngritën anëtarët e KKSB-së dhe diskutuan për të mirën e përgjithshme të qytetarëve të Drenasit.

wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.