Me rastin e shënimit të 28 Nëntorit, Kuvendi Komunal mban seancë solemne

 

Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria për Kulturë Rini e Sport dhe Zyra e Kuvendit të Komunës me rastin e shënimit të festës së 28 Nëntorit, ditës së Flamurit, ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari dhe daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të hënën me 27.11.2023 do të mbahet seanca solemne në sallën e Kuvendit të Komunës duke filluar nga ora 10:30

 

Agjenda për shënimin e kësaj dite;

 

24.11.2023 – stolisja e qytetit dhe vendosja e Panove

27.11.2023 – nga ora 08:30 homazhe në Kompleksin Memorial në varrezat e dëshmorëve në Marinë dhe ne të gjitha vendvarrezat e dëshmorëve në Komunën e Drenasit

27.11.2023 – nga ora 10:30 Seanca Solemne e Kuvendit të Komunës

27.11.2023 – nga ora 10:00 deri në ora 15:00 në hollin e Sallës së Kulturës ekspozitë nga piktori Nazmi Heta

27.11.2023 – nga ora 11:00 në Sallën e Kulturës do të mbahet Akademi Solemne/Program festiv

 

Urime festat e Nëntorit!

wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.