Komuna e Drenasit përkujton komandantin Mujë Krasniqi dhe bashkëluftëtarët e tij
Nënkryetari i Komunës së Drenasit, Arben Shala, bashkë me drejtorët e drejtorive, në 25 vjetorin e rënies së heroit Mujë Krasniqi dhe 41 bashkëluftëtarëve të tij, bën homazhe dhe vendosen lule të freskëta në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë.
Në përvjetorin e 25 të rënies së Komandant Krasniqit, u përkujtuan dhe nderuan 41 bashkëluftëtarët të cilët padyshim do mbesin të paharruar në historinë e lavdishme të luftës së UÇK-së.
Mujë Krasniqi dhe bashkëluftëtarët e tij, ranë heroikisht 25 vite më parë, më 14 dhjetor të vitit 1998, në një pritë nga forcat serbe, afër kufirit Kosovë-Shqipëri.
Mujë Krasniqi, i njohur si komandant Kapuçi, ishte një prej luftëtarëve të parë të UÇK-së.
Lavdi komandantit Mujë Krasniqi.
Lavdi heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të lirisë!