Lladrovci: Përkrahja për bizneset dhe krijimin e vendeve të reja të punës janë prioritet yni
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka marrë pjesë bashkë me zyrtarët komunalë, menaxherët e kompanisë Mol Group LLC dhe qytetarë, në hapjen e pikës së re të IP Kos dhe Heb’s.
Përkrahja për bizneset dhe krijimin e vendeve të reja të punës, për klimën biznesore dhe lehtësirat tjera brenda kompetencave të pushtetit lokal, janë prioritet yni dhe vazhdojmë të inkurajojmë investitorët për perspektivën që ofron komuna e Drenasit, ka shkruar ai.
Postimi i Lladrovcit në fb:
Në Komoran sot, me zyrtarë komunalë, menaxherë të kompanisë Mol Group LLC dhe qytetarë, mora pjesë në hapjen e pikës së re të IP Kos dhe Heb’s.
Këto brende të njohura në vend që kanë filluar me eksportim të prodhimeve të veta, për nga numri i të punësuarve janë ndër më aktivet që operojnë në komunën tonë.
Prerja e shiritit promovues të pikës së tretë të IP Kos dhe Hebs’ në komunën e Drenasit, le të jetë hap tjetër për sukseset e investimeve dhe bizneseve në komunën tonë, duke ndikuar në punësimin e të rinjve dhe ofrimin e shërbimeve cilësore.
Përkrahja për bizneset dhe krijimin e vendeve të reja të punës, për klimën biznesore dhe lehtësirat tjera brenda kompetencave të pushtetit lokal, janë prioritet yni dhe vazhdojmë të inkurajojmë investitorët për perspektivën që ofron komuna e Drenasit.