Komuna e Drenasit, në kreun e performancës për vitin 2022
Raporti i performancës komunale për vitin 2022, i publikuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal prezanton rezultatet e punës së komunave në 19 fusha të kompetencave që janë nën përgjegjësi të tyre, përmes 111 treguesve nga 119, sa ka gjithsej Sistemi për Menaxhimin e Performancës Komunale.
Komuna e Drenasit, ashtu sikurse herave tjera edhe kësaj radhe tregon performancë të lartë duke u renditur e para në nivel vendi nga të gjitha komunat e Republikës së Kosovës.
Krahas vështirësive dhe sfidave të shumta, Komuna e Drenasit vazhdon të renditet ndër komunat më të suksesshme në nivel vendi, dhe kjo falë punës, angazhimit dhe përkushtimit të kryetarit të komunës, anëtarëve të komisionit, drejtorëve dhe drejtorive, stafit komunal në përgjithësi, si dhe qytetarëve mbarë.
Njëherësh, mbetemi të përkushtuar të vazhdojmë me punën tonë në të gjitha fushat për të mirën e qytetarëve tanë.