Nënkryetari Shala uron fillimin e gjysmëvjetorit të dytë vitit shkollor

 

Nënkryetari i Komunës së Drenasit, Arben Shala së bashku me drejtorin e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Muhamet Gjoka, kanë vizituar disa shkolla në Drenas, me rastin e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 2023/2024, ku edhe kanë uruar nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit.

 

Nënkryetari Shala tha se nga ky gjysmëvjetor pret rritje të cilësisë në arsim, pasi që Komuna e Drenasit ka investuar në secilin institucion arsimor, duke krijuar kushtet e nevojshme për zhvillimin e mësimdhënies dhe mësimnxënies.

wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.