Me rastin e shënimit të 79-vjetorit të rënies së Heroit të Kombit, Shaban Polluzha, nënkryetari i komunës së Drenasit, Arben Shala me bashkëpunëtorë, bënë homazhe pranë varrit të tij në fshatin Polluzhë të Drenasit ku edhe vendosën buqeta me lule të freskëta.

Kujtojmë se, Shaban Polluzha lindi në Polluzhë të Drenasit më 1871 dhe i përket fisit Kastrati, ndërkaq mbiemrin e mori sipas fshatit të tij të lindjes. U rrit dhe u edukua në një familje me traditë kombëtare, e njohur edhe për zgjidhjen e konflikteve ndërfamiljare e ndërnjerëzore. Ishte edhe kryetar i Këshillit Pajtues në Drenicë.

Pas një lufte të ashpër kundër divizioneve të shumta ushtarake jugosllave, të cilat vrisnin dhe plaçkitnin popullsinë civile, më 21 shkurt të vitit 1945 në kullat e Hasan Sylës në Tërstenik vritet Shaban Polluzha, njëri ndër komandantët më të njohur të zonës së Drenicës gjatë Luftës së Dytë Botërore.

wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.