Njoftim pë debat publik
Duke u bazuar në Ligjin Nr. 08/L-181 për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, Neni 16, pika 4, Kompania “DoniFert” Sh.p.k. – Baicë, Drenas në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Komunën organizojnë:
DEBAT PUBLIK
Për Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për Zgjerimin e sipërfaqes eksploatuese të gurit gëlqeror në Baicë, Komuna Drenas.
Njoftohet publiku i interesuar se me datën 13.05.2024 në ora 10:00 në SHFMU “MIGJENI” fshati Baice komuna e Drenasit, do të organizohet debat publik nga Kompania “DoniFert” Sh.p.k. – Baicë, Drenas në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Komunën.
Debati Publik do të organizohet edhe në mënyrë virtuale në platformën ZOOM
Në linkun e mëposhtëm mund të gjeni raportin e VNM-së për Kompaninë “DoniFert” Sh.p.k. – Baice, Drenas për Zgjerimin e sipërfaqes eksploatuese të gurit gëlqeror në Baicë, Komuna Drenas.
https://mmphi.rks-gov.net/Document/Announcements?type=2
Në emalin e mëposhtëm mund të dërgoni komentet lidhur me projektin vnm.komente@rks-gov.net
Pjesëmarrja e juaj na ndihmon në implementimin e projektit.
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.