Sot, u mbajt mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal të Drenasit, e treta për këtë vit, me gjithsej 8 pika të rendit të ditës.
Mbledhja është kryesuar nga kryesuesi i Kuvendit Komunal, Milaim Hajdari, ndërsa merrnin pjesë, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, nënkryetari Arben Shala, drejtorë të drejtorive komunale dhe anëtarë të Kuvendit.
Pikat e rendit të ditës ishin:
- Procesverbali i mbledhjes se rregullt te Kuvendit Komunal i mbajtur me dt. 29.02.2024.
- Propozim vendim për plotësim ndryshimin e Statutit të Komunës së Drenasit lidhur me emërtimin kompetencat dhe përgjegjësitë e Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural.
- Propozim vendim për plotësim ndryshim të vendimit të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi.
- Propozim vendim për dhënien në shfrytëzim afatgjate për 25 vite të pronës komunale të Komunës së Drenasit Ministrisë së Punëve të Brendshme – Policisë së Kosovës, për ndërtimin e nënstacionit Policor në zonën kadastrale Komoran të Komunës së Drenasit.
- Propozim vendim për vazhdimin e afatit të zbatimit të Planit për vlerësimin e Rrezikut për territorin e Komunës së Drenasit, 2021-2023, deri në hartimin e Planit të Ri të vlerësimit të Rrezikshmërisë.
- Raporti përfundimtar për implementimin e rekomandimeve të ZKA-së për vitin 2022.
- Raport i Planit të Biznesit 2024 të NPL ”Stacioni i Autobusëve” SHA-Drenas.
- Të ndryshme.
Të gjitha pikat u diskutuan dhe u miratuan me shumicë votash, përveç pikës së 4-të, e cila, pas diskutimeve në kuvend, u tërhoq me rekomandimin e kryetarit të komunës për mbledhjen e radhës.
Për më tepër, mbledhjen e mbajtur sot mund ta ndiqni në vegëzat si më poshtë:
Ueb-faqe të Komunës: https://youtu.be/Qw95xoGB-vE



