Të premten, në sallën e Kuvendit është mbajtur konsultimi publik me qytetarë, për të diskutuar draft-Statutin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr.Hafir Shala” në Drenas, ku para të pranishmëve është prezantuar ky dokument i cili ka qenë në proces të konsultimit publik si dhe vazhdon të jetë deri para miratimit në mbledhje të Kuvendit.
Takimin e konsultimit publik e ka hapur Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Lumnije Krapi e cila po ashtu ka treguar para të pranishmëve rëndësinë e hartimit të këtij dokumenti i cili rregullon shëndetësinë në Drenas.
Ndërsa drejtori i QKMF-së, Ismet Bogiqi, para të pranishmëve, ne pika të shkurtëra ka elaboruar draft-Statutin, ku ka treguar për synimin, objektivat dhe vizionin e shtëpisë me të madhe shëndetësore në Drenas.
Në këtë takim, kanë marr pjesë shumë qytetarë, ku edhe kanë dhënë komentet dhe sugjerimet e tyre në hartimin e këtij dokumenti. Për hartimin e këtij dokumenti, është formuar Grupi Punues, ku edhe ka hartuar këtë draft-Statut. Draft-Statuti i QKMF-së ka qenë në diskutim publik nga data 15.03.2024 deri më datën 29.03.2024, në tri platformat, në ueb faqen zyrtare të komunës, në platformën për konsultime publike në kuadër të Zyrës së Kryeministrit dhe në rrjetin social të komunës Facebook, po ashtu janë dhënë edhe e-mail adresat për të pranuar komentet dhe sugjerimet edhe në formën elektronike, ku të gjithë qytetarët kanë pasur mundësinë të japin komentet e tyre në hartimin e këtij dokumenti.
Draft-Statuti i QKMF-së, pritet të miratohet në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit të Komunës.

