Kryetari Lladrovci në teren në orët e vona, përcjell nga afër gjendjen e rrugëve pas reshjeve të borës
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, bashkë me Drejtorshën e DShPE-së, Lumnije Krapi, kanë dalë në teren për të parë nga afër gjendjen e rrugëve në fshatrat e Drenasit.
Kryetari Lladrovci ka apeluar qytetarët për kujdes, derisa ka bërë të ditur se kompanisë i ka kërkuar që gjatë gjithë kohës të jenë në teren në mënyrë që rrugët të jenë të kalueshme.
Postimi i tij i plotë në facebook:
Qytetarë të dashur,
Për të parë nga afër gjendjen e rrugëve në Komunën e Drenasit, bashkë me Drejtoreshën e DShPE-së, Lumnije Krapi, sapo vizituam fshatrat, Llapushnik, Arllat, Bytyq, Krajkovë, Damanek, Vasilevë, Gjurgjicë, Vuçak, Terdec, Abri, Gradicë, Godanc, Baicë e tjera vendbanime. Në Llapushnik e Arllat takova asambleistët Petrit Gashi e Burim Bujupi, të cilët po përcjellnin gjendjen e rrugëve nëpër vendbanimet e tyre.
Pas reshjeve të vazhdueshme të borës, rrugët kanë qenë të vështira për lëvizje. Mirëpo, kompania e kontraktuar për pastrimin e rrugëve tashmë ka dyfishuar kapacitetet e saj dhe po përkujdeset për pastrimin e trotuarëve dhe rrugëve në qytetin e Drenasit dhe në të gjitha fshatrat.
Prioritet janë rrugët kryesore dhe 17 rrugët që i kalojnë qytetarët tanë me hemodializë e pastaj rrugët dytësore.
Kam kërkuar nga kompania përgjegjëse të jenë gjatë gjithë kohës në teren, që rrugët të jenë të kalueshme për qytetarët.
Meqë reshjet e borës janë të vazhdueshme, lusim qytetarët të kenë kujdes në trafik.
