Kryetari Lladrovci pret Jeffrey Singfiel dhe Alban Veselin
Sot kryetari i Komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci priti Jeffrey Singfiel nga Christian & Missionary Alliance dhe Alban Veseli, reprezentues i Kosovës në basketboll. Ata i dorëzuan kryetarit Lladrovci një kërkesë për bashkëpunim me komunën e Drenasit për shfrytëzimin pa pagesë të Palestrës Sportive në Drenas për kampin veror të basketbollit cili do të organizohet nga Basketball Training Academy (IBTA) dhe Christian & Missionary Alliance.
Pjesëmarrës në këtë ngjarje sportive nga datat 1-5 korrik 2019, do të jenë të rinjtë dhe të rejat nga Komuna e Drenasit e sidomos ata të Klubit Basketbollistik “Feronikeli”. Kapacitetet për trajnim do të jenë prej 100 deri në 120 pjesëmarrës, mosha e të cilëve do të përcaktohet më vonë nga organizatorët.
Kryetari Lladrovci me kënaqësi i njoftoi ata se aktivitet sportive të kësaj natyre janë të mirëpritura nga ana e komunës së Drenasit kur dihet që Drenasi shquhet për përkrahjen e aktiviteteve sportive dhe pas shqyrtimit të kërkesës do tu jepet leja për shfrytëzimin pa pagesë të Palestrës Sportive në Drenas për zhvillimin e këtij aktiviteti.