Sonte, në ora 18:30 në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Rasim Kiqina” në Drenasin I, do të mbahen zgjedhjet për administrator (kryetar) të Drenasit I si dhe zgjedhjen e këshillit lokal.

 

Komuna e Drenasit, fton të gjithë banorët e Drenasit I të marrin pjesë për zgjedhjen e përfaqësuesit e tyre.

 

Në këtë takim do të jenë anëtarët e komisionit për strukturën organizative dhe funksionale të fshatrave dhe lagjeve urbane për të zgjedhur administratorët dhe anëtarët e këshillave lokale; Arben Shala, nga ekzekutivi (nënkryetar i Komunës), Shqipe Hoxha, përfaqësuese nga Shoqëria Civile, Fatmir Baliu, anëtar nga Kuvendi i Komunës, Hamit Haxhiu, anëtar nga Kuvendi i Komunës, Egzona Tërdevci, anëtare nga Kuvendi i Komunës, Beqir Kiqina, anëtar nga Kuvendi i Komunës, dhe një përfaqësues i Drenasit I, ku mbahen zgjedhjet.

 

Ju ftojmë që të jeni pjesë e zgjedhjeve për vendbanimin tuaj.

wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.