Organizata Humanitare, Team Albania me seli në Drenas, të përfaqësuar nga Xhemail Bytyqi, kanë ofruar donacion një karrige stomatologjike me mjete përcjellëse për përkujdesje të shëndetit oral-stomatologjik për Ambulanten e Mjekësisë Familjare në Tërstenik.
Donacioni i ofruar nga Team Albania është pranuar nga Drejtoresha e Drejtorisë për Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Lumnije Krapi e cila edhe ka falënderuar koordinatorin e Team Albania, Xhemail Bytyqi për donacionin e ofruar i cili do të ndihmojë shërbimin e stomatologjisë në Tërstenik. “Jemi mirënjohës e falënderues nga Team Albania, që shumë herë ka ndihmuar me mjete mjekësore, shërbimet shëndetësore në Drenas.
Para se të arrij donacioni, Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe koordinatori i Team Albania, Xhemail Bytyqi, kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për ofrimin e donacionit të karriges stomatologjike me mjete përcjellëse për përkujdesje të shëndetit oral-stomatologjik. Kjo pajisje do të jetë në shërbim të qytetarëve që nga kjo javë.