Në Olimpiadën e Matematikës e cila është mbajtur nga 18.07.2023 deri më 20.07.2023 ekipi i nxënësve nga Drenasi arriti një rezultat jashtëzakonisht të mirë, duke u vlerësuar me medalje bronzi dhe dy mirënjohje nderi.

 Medalje bronzi ka fituar nxënësja Verena Gashi, kurse mirënjohje nderi kanë fituar nxënësit Reis Miftari dhe Lorit Halilaj.
 Kjo Olimpiadë është mbajtur në qytetin e Tiranës, ku nxënësit nga Drenasi kishin një paraqitje të shkëlqyer në mesin e shumë nxënësve nga gjitha shkollat e Kosovës dhe Shqipërisë.
 Një falënderim i veçantë për mësimdhënësit e matematikës, koordinatorin e Shoqatës së Matematikanëve në Drenas, Driton Bilalli për angazhimin e vazhdueshëm me nxënës.✏️
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.