Në kuadër të mbështetjes së bizneseve të reja dhe Start Up-ve, Komuna e Drenasit përkatësisht Drejtoria për Zhvillim Ekonomik edhe këtë vit ka bërë ndarjen e Subvencioneve për vitin 2023.
Drejtoresha Kastrati- Bucolli i urojë gjithë përfituesit e subvencioneve duke i siguruar gjithë të rinjtë nga Komuna e Drenasit se në kuadër të drejtorisë që ajo udhëheqë, do vazhdojë mbështetja për ta edhe në vitet në vazhdim. Njëkohësisht Kastrati- Bucolli u zotua se do angazhohet intenzivisht që buxheti për mbështetje të bizneseve të reja dhe Start Up-ve të rritet edhe më shumë.
Njëherit u bëri thirrje bizneseve të vijnë të aplikojnë për subvencionim për vitet në vazhdim, kur dihet që është dashur të rishpallej thirrja për subvencionim.
Vlen të theksohet që qëndron e hapur “Thirrja për propozime për grante të mëdha për OJQ/Organizata me Bazë në Komunitet (mosha 15-24 vjeç), mbështetje kjo që fillon nga 4,500 – 14,500 €, andaj inkurajojmë të gjithë të rinjtë dhe të rejat nga Komuna e Drenasit, të aplikojnë në këtë thirrje për të përfituar mjete të nevojshme si mbështetje për fushëveprimtarinë e tyre.
Linkun për aplikim e gjeni tek faqja zyrtare e komunës së Drenasit :





