̈ ̈ – ̈ ̈ ̧ ̈
Në vazhdën e aktiviteteve për nder të 14 Qershorit-Ditës së Çlirimit të Drenasit, nën patronatin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, të Komunës së Drenasit, u mbajt program festiv në sallën e kulturës, si dhe u bë hapja e ekspozitës së autorit, Gazmend Buzhala po ashtu.
Para të pranishmeve, ku morën pjesë, kryetari i Komunës, z. Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, përfaqësues të KFOR-it LMT, Policisë së Kosovës, veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, asamblistë të Kuvendit të Komunës e qytetarë të shumtë, fjalë hyrëse dhe falënderimi pati drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Enkela Dema, ku tha:
Të nderuara familje të Dëshmorëve
Të nderuara organizata të dalura nga lufta Çlirimtare
I nderuari kryetar Lladrovci
Të nderuar të pranishëm
Sot, 14 qershorin, qytetaret e Drenasit e festojnë si Dita e Çlirimit te tyre. Ne në këtë rast i kujtojnë dhe i nderojnë me përulje të rënët e të gjitha kohërave për lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës.
Kjo ditë e veçantë shënon fitoren e sakrificës, guximit dhe të trimërisë kundër robërisë shekullore serbe. Shënon fitoren e madhe, kur gjaku i derdhur dhe lotët e dhembjes, kthehen në lot gëzimi dhe hareje!
Sot flasim për dëshmorë, Ata morën rrugën e ngadhënjimit të lirisë dhe bashkimit. Ranë për te mos vdekur kurrë. Liria lindi nga gryka e pushkës, nga kushtrimi i luftëtarëve, për liri e sakrificë sublime, të cilët me heroizmat e tyre u bënë përmendore lirie.
Me ju sot krenohet një komb, një atdhe. Krenaria juaj është si nur i ndritshëm i pavdekësisë. Diçka që s`vdes, s`shuhet kurrë. Sepse, gjaku s`bëhet ujë, ai s`humbët më asnjë rrëmujë! Jeni dritë, që shndrisni dheun tuaj!..
Duke u mbledhur kështu si sot në përvjetorë të tillë nuk bëjmë thjesht një ritual, një kujtim, rikujtim a përkujtim, para së gjithash kur mblidhemi kështu si sot ne i nderojmë dëshmoret që i dhanë jetë e gjallëri popullit tonë i dhanë jetë gurit e drurit, bimës e lumit, dashurisë e besës. Prandaj nderi dhe respekti në çdo rrethanë fillimisht u përket të rënëve u përket familjeve të dëshmoreve, invalidëve e veteraneve. Populli i Kosovës ka nxjerr nga gjiri vet shumë heronj, që nuk i përkasin vetëm atij, po gjithë njerëzimit sepse luftuan dhe ranë për vlera universale te lirisë. Kur flitet për heroizmin nuk mund pa përmendur heronjtë e kombit si Ahmet Delinë, Hasan Prishtina, Azem e Shotë Galicën, Shaban Polluzhën, Mehmet Gradicën, Fehmi e Xhevë Lladrovcin, Rasim Kiçinën dhe udhëheqësin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Komandantin legjendar .
Të nderuar pjesëmarrës të këtij tubimi festiv!
Sot jemi mbledhur këtu për të nderuar dëshmorët dhe martirët që fryma e tyre s`vdes kurrë, ata janë mes nesh, në zemrat tona, në çdo festë, në çdo përvjetor.
Sot fal gjakut të dëshmorëve të kombit Kosova është e lirë.
Të nderuar të pranishëm dëshmorët janë me ne, ata janë dhe do të jenë më ne për jetë të jetëve, gëzimi dhe urimi i këtij përvjetori u përket atyre dhe ne sot në shenjë respekti dhe nderimi përkulemi para tyre dhe mbesim në obligim për të realizuar amanetin e tyre.
̈ ̈ ̈ ̈ ̈ ̈ !





