Sot, duke filluar nga ora 18:30 në Sh.F.M.U “Rilindja” në Dobroshec, do të mbahen zgjedhjet për administrator (kryetar) të fshatrave Dobroshec, Çikatovë e Vjetër dhe Godanc si dhe zgjedhjen e këshillit lokal, që do përfaqësojë këto tri fshatra.

 

Pjesëmarrës në përzgjedhjen e administratorit dhe këshillit lokal, për këto dy fshatra, do të jenë anëtarët e komisionit për strukturën organizative dhe funksionale të fshatrave dhe lagjeve urbane për të zgjedhur administratorët dhe anëtarët e këshillave lokale; ku nga ekzekutivi, pjesëmarrës do të jetë, Arben Shala, nënkryetar i Komunës; Shqipe Hoxha, përfaqësuese nga Shoqëria Civile; Fatmir Baliu, Hamit Haxhiu, Egzona Tërdevci dhe Beqir Kiqina, anëtarë nga Kuvendi i Komunal i Komunës së Drenasit, si dhe një përfaqësues i këtyre dy fshatrave, ku edhe mbahen zgjedhjet.

 

Komuna e Drenasit, fton të gjithë banorët e Dobroshecit, Çikatovës së Vjetër dhe Godancit të marrin pjesë për zgjedhjen e përfaqësuesit e tyre.

wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.